Vela: Serbët e Kosovës nuk i’u bashkuan masivisht protestës në veri, njësoj si ne edhe ata duan paqe

06 nëntor 2022 | 14:17

Shefi i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Përmes një postimi në “Twitter”, Vela është shprehur se në protestën e sotme të thirrur nga Lista Serbe në veri të Mitrovicës, nuk kishte shumë pjesëmarrës duke marrë parasysh numrin e banorëve serbë në Kosovë.

Kjo pasi që, sipas tij, edhe ata serbë njësoj si kushdo në Kosovë duan paqe dhe prosperitet.

“Serbët vendorë të Kosovës nuk i bashkohen masivisht protestës së organizuar nga Serbia në veri të Mitrovicës. Është e qartë se njerëzit atje, si kudo në Kosovë, duan paqe dhe prosperitet për familjet e tyre, dhe jo dhunë. Ata nuk duan të konsiderohen thjesht si material për t’u shpenzuar në luftë për regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Vela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar raportin për rastet e…