Veliaj: 2018-a, për Tiranën viti i biçikletave

07 janar 2018 | 12:01

Për të tretin vit radhazi në kryeqytet u zhvillua gara e “Shtegut të Gjelbër”.

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbi 100 çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik. Garës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në nisje të saj tha se ky aktivitet sportiv synon ndërgjegjësimin e qytetarëve se biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet si Tirana.

Veliaj theksoi se tashmë kjo garë është kthyer në një traditë të bukur për kryeqytetin, duke e përfshirë Tiranën në kalendarin e të apasionuarve pas këtij sporti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…