Vëllai ia vjedh motrës telefonin, e këmben për marijuanë

25 shtator 2018 | 10:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Stanovc i Poshtëm në Vushtrri është arrestuar një person, i cili motrës së tij ia kishte vjedhur telefonin dhe të njëjtin e kishte këmbyer me substanca narkotike me një person të panjohur.

“Nga i dyshuari si dëshmi materiale janë konfiskuar 25.7 gramë substanca narkotike të dyshuara si marijuanë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëthemeluesit e aplikacionit për shpërndarje të fotografive, “Instagram”, Kevin Systrom…