Vëllaznimi e rikthen Ismet Munishin

18 nëntor 2018 | 17:47

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova e ka rikthyer trajnerin Ismet Munishi. Marrëveshja e arritur në mes skuadrës gjakovare dhe trajnerit prishtinas është bërë e ditur nga faqja e klubit kuqezi në “Facebook”.

“Sot në zyrat e klubit të Vëllaznimit, kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Ismet Munishi. Urime Ismet Munishit, suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi. Skuadra e Vëllaznimit bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll dhe si synim e ka rikthimin në IPKO Superligë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sami Lushtaku, ish- kryetar i Komunës së Skenderajt dhe një…