Vëllaznimi i Gjakovës bëhet me sponzor

30 dhjetor 2022 | 00:28

Banka Ekonomike është bërë sponsor i KF Vëllaznimi i Gjakovës.

Kështu është bërë e ditur nga vet Banka Ekonomike përmes një njoftimi nga faqja zyrtare e Bankës.

Njoftimi i plotë:

Banka Ekonomike bëhet sponsor i KF Vëllaznimi i Gjakovës

Klubi Futbollistik Vëllaznimi u themelua në vitin 1927 me emrin “Shpata e Kosovës” nga Faik Dushi.

Pos tij ne historikun e klubit gjakovare janë tè shënuar edhe emrat e Selim Muhaxhirit, Sokol Dobroshit, Ismet Stavilecit, Qazim Damonages e disa të tjerë. Këta ishin nismëtaret e klubit, por edhe futbollistet e parë të cilët në ndeshjen promovuese mposhten ekipin e Prizrenit, me rezultate 2-0.

Dy vite më vonë, klubi ndërroj emrin “Pashtriku”, por edhe ky emër nuk u trashëgua shumë, vetëm deri më 1941.

Një dekade më vonë skuadra emërohet me emrin që mban edhe sot e kësaj dite, KF Vëllaznimi.

KF Vëllaznimi nga Gjakova nuk ka pasur rastin të luaje në Ligën e Kampioneve apo në ate të UEFA-së, mirëpo lojtarët dhe talentet që dolën nga ky klub kane luajtur në Champions si dhe ne Kampionatin Botëror 1998.

Në emër të Bankës Ekonomike, Drejtori i degës Gjakovë,  Mentor Nela ka premtuar mbështetjen e mëtejmë, me qellim që të krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillim dhe rritje të cilësisë së sportit.

Banka Ekonomike

Mendon për ty!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besnik Kada i cili…