Vëllaznimi i Gjakovës bëhet me tre trajner

22 tetor 2019 | 01:06

Klubi Futbollistik “Vëllaznimi” nga Gjakova, i cili garon në ligën e parë të Kosovës, është duke kaluar nëpër një krizë të paparë deri më tani, si financiare ashtu edhe organizative. Përpos trajnerit Sadat Pajaziti i cili ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, nga klubi gjakovar janë larguar edhe disa lojtar kryesor të tij.

Por përmes një njoftimi klubi gjakovar ka bërë me dije se ka emëruar tre trajner për ta drejtuar klubin me synim që të siguroj mbetjen në këtë rang.

Ish-lojtarët gjakovar që do ta drejtojnë klubin e ‘Vëllaznimit’ janë: Ekrem Radoniqi, Haxhi Kurhasku dhe Luan Tabaku.

Njoftimi i plotë i ‘Kuqezinjëve’:

Vëllaznimi është duke përjetuar krizën më të madhe që mbahet mend ndonjëherë.

Gjakovarët janë në vendin e fundit të tabelës në Ligën e Parë dhe pas 9 javësh nuk kanë arritur asnjë fitore.

Pas humbjes në fundjave nga Vitia, trajneri Sadat Pajaziti dha dorëheqje.

“Kuqezinjtë” kanë njoftuar që rolin e trajnerit së bashku do ta luajnë 3 persona, Ekrem Radoniqi, Haxhi Kurhasku dhe Luan Tabaku.

Objektivi kryesor i gjakovarëve në këtë edicion është qëndrimi në Ligën e Parë të Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i…