Vëllaznimi rikthen Arlind Bashën

25 nëntor 2018 | 18:52

Arlind Basha, pas gjashtë vjetëve e gjysmë që e kishte lëshuar Gjakovën, për të shkuar në klubin kroat Hajduku i Splitit, është rikthyer në skuadrën e Vëllaznimit me ndërmjetësimin e menaxherit Besnik Gojani.

Ai nënshkroi kontratë prej një viti e gjysmë (deri në fund të kampionatit 2019-2020). “Jam i lumtur që jam rikthyer aty ku i kam bërë hapat e parë si futbollist. Do të bëjë çmos që ta jap kontributin maksimal që Vëllaznimi të rikthehet aty ku e ka vendin realisht, në mesin e klubeve më të mira në Kosovë”, ka thënë Basha, i cili ka luajtur gjashtë vjet te Hajduku dhe një vjet në Finlandë.

Ndërsa kryetari i klubit, Agim Cana, ka deklaruar: “Mendoj se kemi bërë punë shumë të mirë që e kemi kthyer Bashën në radhët tona, sepse ai këtu e ka vendin, e njëkohësisht me cilësitë që disponon, jemi të bindur se do të jetë ndihmesë e madhe në rrugën e realizimit të qëllimit tonë, rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës”.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevilla e mposhti Real Valladolid me rezultat 1-0, dhe tash…