Vëllaznimi vazhdon garat në Ligën e Parë
14 qershor 2023
| 15:12
KF Vëllaznimi nuk do të garojë në Ligën e Dytë të futbollit kosovar në edicionin e ardhshëm. Edhe pse ra nga Liga e Parë, klubi gjakovar megjithatë do të vazhdojë të garojë në këtë ligë.
Kjo falë fuzionimit që e siguruan kuqezinjtë me Drenasin, raporton “RTV Dukagjini”. Të mërkurën është arritur marrëveshja mes palëve dhe Vëllaznimin do ta shohim duke garuar në nivelin e dytë të futbollit kosovar edhe në edicionin e ardhshëm.
Vëllaznimi është përballur me probleme financiare qe disa vite dhe nuk po arrin assesi ta bëjë një ekip të qëndrueshëm në ligën elitare të Kosovës. Së fundmi në kryesi kanë ardhur njerëz të rinj, të cilët po mundohen ta ngritin klubin e njohur kosovar.



