Vendosen 1 500 ulëse në stadiumin “18 Qershori”

11 shtator 2020 | 15:22

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Facebook” se në stadiumin “18 Qershori” janë vendosur 1 500 ulëse.

Kryetari Elezaj po ashtu ka njoftuar se po vazhdon puna për ndërtimin e fushës ndihmëse, projekt i cili do të përfundojë shumë shpejt.

“Stadiumi i qytetit ‘18 Qershori’, ku vitin e kaluar kemi bërë ndërtimin e tribunës lindore, kurse tash, pas pranimit të një donacioni nga MKRS-ja, është bërë edhe vendosja e 1 500 ulëseve, përveç që po merr pamje më të bukur, edhe shikuesve po iu sigurohet ambient më i përshtatshëm për përcjelljen e ndeshjeve të Dukagjinit. Vendosja e ulëseve është realizuar nga punëtorët e KF Dukagjini të cilët i falënderojmë për angazhimin. Po ashtu, po vazhdon puna për ndërtimin e fushës ndihmëse, projekt i cili do të përfundojë shumë shpejt”, ka shkruar Elezaj.

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj

 

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj

 

Fotografia e Prof. Dr. Zenun Elezaj

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…