Vendosen shporta përreth Liqenit të Batllaves

23 shtator 2021 | 13:39

Komuna e Podujevës ka njoftuar se përreth Liqenit të Batllaves janë vendosur shporta për hedhjen e bërllokut.

“Gjatë ditës së sotme janë vendosur dhjetëra shporta përreth liqenit të Batllaves, me qëllim të ruajtjes së mjedisit në këtë zonë. Në ditët në vijim do të bëhet vendosja e shportave të reja edhe te parku i pishave dhe në rrugët kryesore të qytetit. Komuna e Podujevës apelon te qytetarët për ruajtje të ambientit”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ada dhe Bruno kanë pasur një takim, ku nuk kanë…