Veprimet e harmonizuara antishtet!

01 shtator 2023 | 13:23

Shkruan: Hisen Berisha

Edhe bashkëdrejtuesja e subjektit të presidentes, listës “GUXO”, që përbën konceptin dontrinor të LV-së, znj. Shvarc, paska bërë një deklarim ireale dhe të pa matur me zhvillimet e rrethanat reale brenda vendit dhe ato ndërkombëtare.

Veprimet e qeverisë po bien ndesh me interesin tonë kombëtar dhe gjeostrategjinë amerikane dhe atë të BE-së për rajonin ku hyn edhe Kosova, prandaj kemi sanksione.

Po t’i shtojmë kësaj edhe deklaratën ndëshkuese të liderit të njërit nga vendet drejtuese të BE-së, presidentit Makron, tregon se kemi të bëjmë me veprime të harmonizuara antishtet të kryediplomates, kësaj qeverie dhe vet presidentes së vendit.

Kjo është refleksion i sindromit “Piterpan” në politikë apo kompleksit të vogëlsisë ndaj përgjegjësive që kanë marrë në raport me aftësitë për ta bërë punën që mbulojnë.

Kjo i shtynë që të mbulojnë boshllëkun e dështimit me deklarime rreth objektivave strategjike afatgjata si integrimi në BE, etj.

Duhen pasur në konsideratë kushtet dhe kriteret që tashmë janë rënduar edhe më, për vendet aspiruese.

Me këtë është folur për përmbushjen e pothuaj se 100 për qind të kërkesave nga pyetësori për Kosovën nga BE-ja prej qeverive të kaluara.

Por, me ketë qeverisje kemi kthim mbrapa. Ngase, standard për integrim në BE është që shteti aspirant t’i ketë të mbyllura të gjitha temat e brendshme, si për rentabilitet ekonomik e zhvillimor, standarde e infrastrukturës ligjore, energjetike, rrugore, të sigurisë e të gjitha fushat tjera, si dhe me theks temat konfliktuoze me fqinjët!?

Nga viti 2019 ne kemi bërë hapa mbrapa me:

– Falimentim ekonomik – ndalje e parasë dhe projekteve të zhvillimit, me disbalanc në import dhe eksport – një miliard me 100 milionë, në favor të importit;

-Falimentim social – ikje masive e rinisë së kualifikuar, pra fuqisë punëtore;

-Sigurisë – me përjashtim nga certifikimi dhe sanksione në blerje të pajisjeve, pajimeve, dhe sistemeve të armatimeve, keqpërdorimi i Fondit të Sigurisë, apo  përdorim jo sipas destinimit.

-Degradimi i policisë me kushte mizore, shërbim pa paga, pa sigurime shëndetësore as rrezikshmëri.

-Politik – përmes reformatimit të marrëveshjeve duke i kthyer në antikushtetuese cilëndo që e kanë hapur!

Refuzimit ta zbatojmë marrëveshjen “All in One” – me njohjen, pastaj pranimin e planit frank-gjerman dhe aneksin e Ohrit dhe statutin e Beogradit, i hoqën kushtëzimet për Serbin sipas artikullit 35, për integrim në BE, si njohja e Kosovës dhe ndryshimin i Kushtetutës nga Serbia.

Prandaj, po ta shohim veç nenin 2, të aneksit të Ohrit e kuptojmë se kemi të bëjmë me “strategji mospengimi të Serbisë në procesin e integrimit në BE”, me Kosovën e përgatitur me të gjitha marrëveshjet e reformatuara në frymë  antikushtetuese, për ta ruajtur autoritetin shtetëror të Serbisë në Kosovë, me theks marrëveshja për heqjen e “letrës së bardhë” si zëvendësim i pasaportës si identitet shtetëror.

Pra, e tërë kjo nuk është vetëm thjeshtë planifikim për integrimit të vonuar të Kosovës në vitin 2030, por lehtësim e përshpejtim i procesit për Serbinë.

Ndërkohë që Kosova  ka edhe një hendikep të madh, se nuk e kontrollon në tërësi vijën kufitare! Mese 366 km vijë kufitare me Serbin as i ka të demarkuara as të ratifikuar e të njohura ndërkombëtarisht.

Pra të gjitha këto tema që i kanë hapur me reformatim këta, janë të mjaftueshme si pengesa, pa ia shtuar edhe mosnjohjen nga pesëshja evropiane, që pas deklarimeve në Greqi, edhe më tej se njohin Kosovën.

Ky pretendim i znj. Gërvalla është tregues i dështimit total dhe degradimit të këtij shërbimi në një mekanizëm korrupsioni politik, dështim në realizimin e asnjë njohje, dështim për tu pranuar në asnjë takim në ShBA, pra tregon se ka dështuar ashtu siç edhe qeveria ku takon!

Tani po provojnë të mbulohen me tituj temash të mëdha – veti tipike e propagandës së tyre dhe retorikës mashtruese, me gjuhën e shifrave si të personazheve të Orwellit, nga pasuesit e tyre, që më me dëshirë pranojnë të mashtrohen nga LV-ja se sa ta bindin shoqëria civile, mediet apo opozitën  se janë të mashtruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, të premten…