‘Veprimtarët shqiptarë në ShBA e kishin mision ndërkombëtar pavarësinë e Kosovës’

27 shkurt 2019 | 16:46

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në zyrën e tij një delegacionin shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut.

Thaçi ka vlerësuar lart kontributin e komunitetit shqiptarë në ShBA dhe ka shprehur falënderim për ndihmën që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Gjithmonë janë kënaqësi takimet me veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe me miqtë e tjerë shqiptaro-amerikanë, sot biseduam për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë. Lirinë dhe pavarësinë, kur kishim nevojë, veprimtarët tanë në ShBA e kishin mision ndërkombëtar. Tash, dy dekada pas çlirimit dhe më shumë se një dekadë pas pavarësisë, misioni i tyre vazhdon, por këtë radhë për ta forcuar dhe integruar në familjen e madhe euroatlantike. Në emër të Republikës së Kosovës, delegacionin e sotëm shqiptaro-amerikan e falënderova për ndihmën e pareshtur që kanë dhënë për shtetin dhe popullin tonë” ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohë të njëjtë me ndeshjen në mes Real Madridit…