Veprimtari Sali Bislimi kujton heroin Shkëlzen Haradinaj në përvjetorin e lavdisë së tij

16 prill 2026 | 19:43

Veprimtari Sali Bislimi ka përkujtuar heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj, në përvjetorin e lavdisë së tij, duke e cilësuar si një nga figurat më të ndritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrafshin e Dukagjinit.

Përmes një postimi emocional, Bislimi ka vlerësuar guximin dhe sakrificën e Haradinajt, duke theksuar se ai ishte një luftëtar që nuk i frikësohej vdekjes për lirinë e atdheut.

“Një yll që ra për të ngritur një atdhe, Në përvjetorin e lavdisë së heroit Shkelzen Haradinaj!Figura më e ndritshme e UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, guximtar që nuk i frikësohej vdekjes për të lindur atdheun e lirë. Vlerat e këtij patrioti të madh do të qëndrojnë brez pas brezi. Nuk e donte jetën pa liri dhe e pagoi çmimin e saj! LAVDI HERO 🇦🇱”, ka shkruar Bislimi në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot është…