Veprimtari Sali Bislimi lobon për Kosovën për krizën në veri, takon udhëheqësit e shtetit helvetik

15 qershor 2023 | 21:35

Veprimtari dhe drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, të enjten ka takuar në Bern në Parlamentin e Zvicrës personalitete të larta politike të këtij shteti, me të cilët ka biseduar për situatën e fundit në veri të Kosovë dhe për shqiptarët që jetojnë atje.

“Sot një ditë e tërë në Parlamentin Zviceran për të lobuar për Kosovën dhe krizën në veri, në ditën kur Kosova dhe KFOR-i dhe Swisscoy ishin debat në parlament. Takimet ishin shumë frytdhënëse me kryetarin FDP/PLR z. Thierry Burkart, kryetarin e Parlamentit z. Martin Candinas, Jacqueline de Quattro, Laurence Fehlman Rielle, Michel Matter, Marianne Binder Keller, senatoren Isabelle Chassot, Jean Pierre Grin dhe shumë të tjerë”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

May be an image of 6 people and text

Ai ka thënë se miqtë nga Shqipëria i kishtë në këtë vizitë dhe me kënaqësi i kishte ftuar në Parlamentin Zviceran, Guvernatorin e Misionit Diplomatik për Paqe dhe Zhvillim me seli në Tiranë, dr. Shefki Hysa dhe një pjesë të stafit znj. dr. Dylbere Dika-drejtoresh, znj. mr. Gabriela Shehati-mbrojtëse juridike dhe Edi Shehu – organizator.

“Pa harruar edhe djalin tim Adrianin që u kujdes për fotot në këtë ditë të rëndësishme. Sot Kosova dhe Shqipëria ishin bashkë në mesin e shumë miqve zviceranë ashtu qysh i do edhe zoti të bashkuar në vlera Perëndimore”, ka shkruar Bislimi.

May be an image of 6 people

May be an image of 6 people

May be an image of 5 people and text

May be an image of 5 people and text

May be an image of 4 people and text

May be an image of 5 people

May be an image of 6 people and text

May be an image of 7 people and text

May be an image of 6 people and textMay be an image of 6 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Budallai këshillon, i marri pyet! A jeni…