Verërat e Kosovës promovohen në panairin ‘ProWein 2019’ në Gjermani

18 mars 2019 | 14:21

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, së bashku me drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha, po marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të verës ‘ProWein 2019’, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë: ‘Bodrumi i Vjetër’, ‘Stone Castle’, ‘Illyrian Winery’, ‘Kosova Wine’ dhe ‘Suhareka Wine’.

Gjatë kësaj kohe këto bodrume do ta kenë mundësinë që produktet e tyre t’i promovojnë para shumë blerësve ndërkombëtarë, e me këtë rast do të kenë mundësinë të krijojnë bashkëpunim për së afërmi me kompani të ndryshme në tregun ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Panairi Ndërkombëtar ‘ProWein2019’, është hapur më 16 mars dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2019.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eliminimi i Atletico Madrid nga Liga e Kampionëve do të…