Verona e Rrahmanit pësoi humbje nga Milani

15 shtator 2019 | 23:02

Milani ka arritur të tojë ndeshjen e dytë radhazi me rezultatin 1-0, pas asaj ndaj Brescias. Skuadra kuqezi e Giampaolos, pas një pjese të parë aspak të mirë, por me fat pasi Verona mbeti me dhjetë futbollistë, pasi Stepinski bëri një ndërhyrje “horror” me taka ngritur te Musaçhio, ka bërë më mirë në pjesën e dytë.

Megjithatë, vështirësitë ishin të mëdha për të çarë murin e Hellasit, të shtyrë edhe nga tifozët dhe një superparaqitje e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit, dy shqiptarëve në mbrojtje. Calabria iu afrua golit por shtylla i tha “jo”.

U desh një prekje me dorë brenda zonës së rreptësisë që të akordohej penallti dhe Piatek të prishte mallkimin e numrit “9”, duke rigjetur golin që mungonte që prej majit të shkuar. Sakaq, polaku pa t’i anulohej edhe një gol për faull ndaj portierit.

Drithërima në fund, kur Calabria doli me të kuq për mbajtje të kundërshtarit, teksa topi i goditur fort nga lojtari i Veronas, pasi ishte kthyer nga barrikada kuqezi te tentativa e Velosos, doli ngjitur me shtyllën. Debutoi edhe Rebiq, edhe pse nuk la shenjë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Bahtiri së bashku me këngëtaren Resmije Krasniqi në emisionin…