Verstappen: Unë dhe Hamiltoni jemi ekspert në pistë

12 qershor 2021 | 13:33

Deri më tani, përplasja “fizike” mes makinës Red Bull të Max Verstappen dhe asaj Mercedes të Lewis Hamilton nuk ka ndodhur në pistë edhe pse rivaliteti mes tyre ka qenë i fortë.

Në ndonjë rast ka qenë “rrotë më rrotë”, por pilotët janë munduar të evitojnë kontaktin. Ka shumë nga ata që mendojnë se kjo gjë është e paevitueshme, por Max Verstappen nuk beson:

“Mendoj se jemi mjaftueshëm ekspertë për të evituar këto lloj aksidentesh. Natyrisht që secili prej nesh synon të fitojë dhe të mposhtë rivalin, por në pistë ka respekt”.

“Kemi garuar në mënyrë korrekte e të ndershme, pastaj në fund le të triumfojë më i miri. Unë e di shumë mirë se duhet të jem më i fortë se Lewis dhe Red Bull më e shpejtë se Mercedes për të fituar titullin. Shpresojmë t’ia dalim mbanë këtë sezon”, ka shtuar Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland do të mbetet te Dortmundi edhe në sezonin…