Verstappeni: Kontrata me Red Bullin nuk me lejon të praktikoj sporte të rrezikshme

24 janar 2024 | 12:01

Piloti holandez Max Verstappen, 3 herë kampion bote në Formula 1, në një intervistë për mediet ka rrëfyer se ai ka më shumë se pesë vjet që nuk praktikon sportin e skive.

Kjo gjë i është ndaluar edhe me kontratë pilotit të talentuar, për të evituar që të dëmtohet dhe përfundojë si Michael Schumacher. Verstappeni do të detyrohet të mos vendosë këmbë mbi ski të paktën deri në vitin 2028, kur

dhe përfundon kontrata aktuale me Red Bull Racing. “Kam një klauzolë në kontratën aktuale me Red Bull që nuk me lejon të praktikoj sporte të rrezikshme apo ekstreme”, ka thënë kampioni i botës. “Një prej këtyre sporteve është ai i skive. Nuk arrij të bëj një garë me ski prej më shumë se 5 vitesh, pasi rreziku që të dëmtohem është shumë i lartë në këtë sport”, u shpreh 26-vjeçari, që arkëton

45 milionë euro në vit. Një vendim shumë strikt ky i Red Bull, një markë që gjithnjë praktikon apo mbështet sportet ekstreme. Mjaft pilotë të tjerë të Formula 1 nuk e kanë të ndaluar të bëjnë gara me ski gjatë pushimeve dimërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Oppenheimer”, filmi biografik për krijuesin e bombës bërthamore, J Robert…