Verstappeni: Nuk e kisha menduar kurrë se do ta thyeja rekordin e Schumacherit

01 nëntor 2022 | 16:50

Piloti holandez Max Verstappen të dielën në garën e Meksikës korri fitoren e 14-t sezonale në Formula 1. Ai theu rekordin e 13 fitoreve që mbahej nga dy legjenda, si Michael Schumacher e Sebastian Vettel.

Natyrisht me më pak gara përgjatë një sezoni sesa sot. Gjithsesi, 14 fitore në 20 gara të zhvilluara deri më tani është një arritje e jashtëzakonshme e Verstappenit. “Nuk kisha menduar kurrë se do të fitoja 14 gara brenda një viti. Natyrisht që jam shumë krenar. Kam 416 pikë dhe shpresoj të fitoj të tjera pikë e gara”, ka thënë holandezi i Red Bullit.

“Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është ta fitoj titullin dhe ia dola mbanë. Kur nisi ky sezon kishim shumë dyshime, por tani kam 100 % besim te makina, pasi e di forcën e saj. Nuk kam pasur kurrë frikë nga Mercedesi apo Ferrari. Edhe gara e fundit në Meksikë e konfirmoi dominimin tonë”, u shpreh Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës…