Verstappeni triumfoi në Gjermani

29 korrik 2019 | 11:41

Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Gjermanisë në kampionatin e Formula 1, në fundin e një gare të çmendur dhe të paparashikueshme në pistën e Hokenhajmit.

Reshjet e shiut i përzjenë letrat dhe të gjitha strategjitë e skuadrave pretendente duke i detyruar të improvizojnë, por në fund holandezi preu finishin i pari ndërsa në podium u ngjit edhe gjermani Sebastian Vetel, autor i një përmbysjeje të pabesueshme nga vendi i fundit në të dytin.

Nuk mungoi thuajse asgjë në pasditen gjermane të Formula 1 me shiun në disa momente, kaosin në bokse, aksidentet, penalizimet dhe hyrjen plot 4 herë të makinës së sigurisë. Ferrari gëzoi për Vetel por nuk pati të njëjtin fat Lëklerk që humbi kontrollin dhe vuajti një aksident që e nxori jashtë loje.

Një e diele makthi për Mercedes, që gjithsesi ruan pozitat e forta në renditje. Hamilton që u nis nga Pole Position, u tradhtua nga asfalti dhe u përplas pikërisht kur po kryesonte. Fati i keq e ndoqi britanikun që humbi sërish kontrollin dhe përfundoi jashtë zonës së pikëve. Por Hamilton vazhdon të kryesojë botërorin me 39 pikë ndaj finlanfezit Bottas, dhe 61 mbi Verstappen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një adoleshent amerikan është kthyer në kampion botëror të lojës…