Veseli afat deputetëve: Shqyrtoni të gjitha ligjet deri më 31 mars

21 shkurt 2018 | 13:55

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se deri më 31 mars të këtij viti, deputetët e Kuvendit duhet të përfundojnë shqyrtimin e të gjitha ligjeve në kuadër të agjendës së reformave evropiane (ERA).

Postimi i plotë i Veselit:

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të intensifikojë punën e vet, me qëllim të shtyrjes përpara të shumë reformave të rëndësishme për vendin.

Me kryetarët e Komisioneve Parlamentare diskutuam punën e bërë deri më tani dhe njëherësh kërkova nga ta që të punojnë edhe më shumë në përmbushjen e agjendës legjislative, në mbikëqyrjen e punës së ekzekutivit dhe një monitorim më të shpeshtë në terren për zbatimin e ligjeve.

Në veçanti, kërkova që deri më 31 mars të këtij viti të përfundojë shqyrtimi i të gjitha ligjeve në kuadër të agjendës së reformave evropiane (ERA).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë zgjatur edhe për gjashtë muaj…