Veseli: Edukimi ka qenë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri

07 mars 2018 | 17:52

Me rastin e Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të mërkurën në takim një grup arsimtarësh, me ç’rast ka thënë se ende i ruan me nostalgji kujtimet për mësuesen e tij të parë.

Veseli ka deklaruar se edukimi ka qenë gjithmonë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri.

Sipas tij, në sfidat e dekadës së re të pavarësisë së Kosovës, investimi në dije dhe edukim është investimi më i sigurt për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Në memorien e secilit prej nesh, mësuesi zë një vend të veçantë. Ende i ruaj me nostalgji kujtimet për mësuesen time të parë, dhe kur shoh bashkëshorten time derisa kontrollon detyrat e nxënësve të saj, këto kujtime më bëhen edhe më të afërta. Sot, në Ditën e Mësuesit, pata nderin të pres në Kuvendin e Kosovës një grup arsimtarësh. Edukimi ka qenë gjithmonë shtyllë themelore në rrugëtimin tonë për liri. Sot, në sfidat e dekadës së re të pavarësisë së Kosovës, investimi në dije dhe edukim është investimi më i sigurt për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Urime 7 marsin, Ditën e Mësuesit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me “Open…