Veseli fillon me takimet në ShBA, takimi i parë në kampin ushtarak

06 dhjetor 2018 | 14:35

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ai mbrëmë ka takuar përfaqësues të institucioneve të ndryshme, në një pritje organizuar nga Konsullata e Kosovës në Des Moines.

Por, një nga takimet më të rëndësishme të tij në Iowa, është vizita në kampin ushtarak “Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak që ka bashkëpunim me FSK-në.

Vizita e tij në këtë kamp lidhet edhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës, që tashmë është caktuar të ndodhë më datë 14 dhjetor.

Një prej arsyeve kryesore të vizitës së kryetarit Veseli në ketë kamp, besohet se është diskutimi rreth mbështetjes për ushtrinë e Kosovës.

Kryetari Veseli pas Iowas do të ketë takime në Nju Jork e më pas në Uashington me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…