Veseli flet për vendimet e qeverisë Kurti: Stuhitë e largimit të njerëzve nga puna nuk janë të mira

22 shkurt 2020 | 19:07

Veseli ka thënë se PDK-ja ka qenë në pushtet përgjatë 12 viteve, mirëpo që nuk ka larguar njerëz nga puna.

“500 mijë euro duhet të shpenzohen vetëm për qejfin e dikujt [Agim Veliut] që dëshiron të akomodohet në Prishtinë. Ata [kandidatët e LDK-së dhe VV-së për kryetar të Podujevës] do të vazhdojnë të mendojnë për vetveten e tyre dhe jo për juve – qytetarë të Podujevës”, ka thënë ai.

Ai këto komente i ka bërë në Podujevë, në ceremoninë e promovimit të kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Naim Fetahu.

Për këtë të fundit, Veseli ka thënë se është kandidat që i ka mbajtur të gjithë përgjegjësitë, dhe ka sjellë investime në Podujevë.

“Naimi Fetahu i cili është kandidat, të gjitha përgjegjësitë që i ka mbajtur, është munduar që të sjellë investime në komunën e Podujevës. Jemi krenar që shumica e këtyre projekteve të mëdha e kanë vulën e PDK-së”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyzetë e shtatë emigrantë u zbuluan në një kamion të…