Veseli: Historia e rezistencës së popullit tonë shënon edhe datën e 1 tetorit

01 tetor 2020 | 11:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar protestat e 1 tetorit të vitit 1997.

Ai ka thënë se historia e rezistencës së popullit tonë shënon edhe datën e 1 tetorit, si datë e vetëdijes për liri, përmes së cilës rinia studentore.

“Historia e rezistencës së popullit tonë shënon edhe datën e 1 Tetorit, si datë e vetëdijes për liri, përmes së cilës rinia studentore ia vë vetes peshën e një ideali madhor. Studentët e 1 Tetorit iu bashkuan zërit të kërkesave fundamentale për lirinë e vendit.Ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet. Nderim për jetën dhe veprën e studentëve dëshmorë. Respekt për studentët atdhetarë, që i mbetën besnik kauzave për çlirim!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…