Veseli i premton mbështetje Odës Ekonomike Amerikane për forcimin e sektorit privat

06 gusht 2018 | 18:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar të hënën me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Pas takimit, Veseli ka theksuar se modernizimi i ekonomisë nuk mund të ndodhë pa sektorin privat.

Sipas tij, forcimi i sektorit privat ndihmon rritjen e ekonomisë, rrjedhimisht perspektivën e të rinjve.

“Modernizimi i ekonomisë nuk mund të ndodhë pa sektorin privat. Sektori privat duhet të ketë prioritet, kjo është ajo të cilën e bashkë ndamë si mendim edhe me Odën Amerikane. Duke e forcuar sektorin privat, ne arrijmë që të modernizohemi, ta rrisim ekonominë tonë, perspektivën e të rinjve tanë që të qëndrojnë në Kosovë e assesi mos ta lëshojnë Kosovën pas liberalizimit të vizave”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë me dije se ka premtuar shqyrtim të ligjeve që u mundësojnë bizneseve të kenë ndikim në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me…