Veseli i reagon BE-së: ‘Trepça’ nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë

05 shkurt 2019 | 15:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE) të cilët kanë kërkuar që “Trepça” të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

Veseli ka thënë se “Trepça” as nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë.

“‘Trepça’, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. ‘Trepça’ është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Trepça, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE…

Gepostet von Kadri Veseli am Dienstag, 5. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka deklaruar se…