Veseli kërkon që të premten të mbahet seanca e Kuvendit për mbështetjen e sektorit privat

07 prill 2020 | 13:07

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë me dije se për ditën e premte ka iniciuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për t’i dhënë mbështetje sektorit privat për shkak të pandemisë Covid-19.

“Ajo që është kryesore në këtë moment është se qytetarët tanë po ballafaqohen me pandeminë. Pjesa tjetër çka është shumë e rëndësishme është se cilat do të jenë pasojat pas dy ose tre muajve kur mund ta tejkalojmë këtë pandemi. Është pjesa socio-ekonomike ku preket drejtpërdrejtë sektorit privat – kemi të bëjmë me 280 mijë punëtorë të sektorit privat që po rrezikojnë të mbesin skema sociale”.

“Ne si PDK kemi marrë një iniciativë dhe presim që të premten të kemi një seancë të jashtëzakonshme. Është një pako prej 320 milionë eurosh që do t’i ndihmojë punëtorët e sektorit privat, ndërmarrësit, por edhe punonjësit shëndetësorë dhe komunat që duhet të kenë mjete financiare për ballafaqimin me emergjencat që kanë”, ka thënë Veseli gjatë vizitës në Ferizaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  të…