Veseli: Kofi Annan do të mbahet mend për kontributin për lirinë e Kosovës

18 gusht 2018 | 18:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se Annan do të mbahet mend nga institucionet dhe quttarët e Kosovës, për kontributin e çmuar që ai ka dhënë gjatë luftës në Kosovë.

“Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend gjithmonë emrin e ish-sekretarit të OKB-së, Kofi Annan, i cili gjatë luftës në Kosovë dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës. Me vdekjen e Kofi Annan, bota ka humbur një diplomat dhe një paqedashës humanitar”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) gjendet në territorin e Republikës se…