Veseli: Kosova dhe Kanadaja do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit

27 mars 2019 | 16:39

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim kryesuesin e Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada, deputet federal, njëherësh zëvendëskryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Kosovë në parlamentin kanadez, Borys Wrzesnewskyj.

Në këtë takim kryeparlamentari Veseli dhe deputeti Wrzesnewskyj kanë biseduar për raportet shumë të mira që Kosova dhe Kanadaja i kultivojnë ndërmjet tyre në shumë nivele të bashkëpunimit institucional dhe njëherësh kanë vlerësuar se kjo traditë e bashkëpunimit duhet vazhduar dhe thelluar më tej në të ardhmen.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se me shtete mike në krah, si Kanadaja, Kosova ndihet e sigurt në arritjen e aspiratave të saj për avancim të mëtejmë të demokracisë, zhvillim ekonomik dhe ecje më të shpejtë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Ai ka falënderuar ligjvënësin kanadez për ndihmën dhe mbështetjen që Kanadaja ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

Veseli e informuar Wrzesnewskyj edhe për vendimet e Kuvendit të Kosovës për krijimin e ushtrisë duke shprehur përkushtimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.

Ndërkohë deputeti Wrzesnewskyj ka falënderuar kryetarin Veseli dhe institucionet e Kosovës për pritjen e ngrohtë që i është bërë gjatë vizitës dhe njëherësh ka garantuar mbështetjen e shtetit të tij për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka pritur në takim deputetin…