Veseli: Kosova, e bekuar me mbështetjen e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë

12 dhjetor 2018 | 13:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Amerikë është takuar me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, me të cilët ka biseduar për transformimin e FSK-së në ushtri dhe dialogun me Serbinë.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë. Në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, biseduam për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet të vazhdojmë në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera. Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i ka…