Veseli: Kosova nuk frikësohet as nga dialogu dhe as nga ballafaqimi me Serbinë

23 janar 2019 | 18:03

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Republikën e Kosovës nuk e frikësojnë sfidat që i dalin përpara dhe as dialogu e ballafaqimi me Serbinë.

“Ne hyjmë në dialog për ta fuqizuar Kosovën, shtetin dhe kombin tonë. Bashkë me partnerët dhe aleatët tanë të mëdhenj në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe të jeni të sigurt se kemi me ia dalë. Do të fitojmë”, ka deklaruar Veseli  gjatë akademinë përkujtimore kushtuar heroit të kombit, Isa Boletini në 103-vjetorin e vrasjes së tij.

“Si gjeneratë e dimë se nga kemi ardhur, çfarë trashëgojmë dhe ku duam në shkojmë. Ne i dimë detyrat me të cilat na ka ngarkuar historia dhe nuk e kemi ndërmend, për asnjë moment, të heqim dorë prej tyre. Dhe nuk ka vend ma adekuat se sa Mitrovica për ta dhënë këtë zotim. Nuk ka, sepse Mitrovica është qyteti emblemë i kombit. Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit. Sot dhe përgjithmonë, andej dhe këndej Ibrit do të jetë një Mitrovicë dhe një Kosovë”, ka thënë Veseli.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se…