Veseli: Krusha e Madhe dhe e Vogël, simbole të gjalla të sakrificës sonë për liri

26 mars 2019 | 17:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në varrezat e Krushës së Madhe dhe të Vogël me rastin e 20-vjetorit të masakrave në këto fshatra.

Veseli ka thënë se këto dy fshatra janë simbole të gjalla të sakrificës për liri.

“Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël janë simbole të gjalla të sakrificës sonë për liri, të triumfit të jetës mbi vdekjen, simbole të një populli që kurrë nuk pranoi të nënshtrohet. Janë vende të identitetit tonë historik. Lavdi martirëve dhe gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standing, tree, plant, flower, sky, outdoor and natureImage may contain: 3 people, outdoorImage may contain: 4 people, plant, tree, flower, outdoor and natureImage may contain: 2 people, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, standing, sky and outdoorImage may contain: 5 people, people standingImage may contain: one or more people, people standing and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ishte tullar në takimin mes Portugalisë…