Veseli: Kryeministri duhet të qartësohet, të mos ikë e manipulojë

26 shkurt 11:08

Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të qartësojë qëndrimet për tarifën dhe të mos ikë nga përgjegjësitë duke manipuluar me deklarata të ndryshme.

Lideri i opozitës, Veseli, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se debati publik për tarifën i duhet vetëm Albin Kurtit, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore dhe për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Ka disa ditë që në publik po problematizohet seriozisht çështja e tarifës dhe e takimeve të Albin Kurtit me përfaqësuesit e shtetit serb. Paragjykimet për këto dy tema, në fakt, janë standard i vënë nga vetë ai dikur.
Ky debat në publik i duhet pikërisht atij, që të manipulojë duke i ikur vendimmarrjes dhe përgjegjësisë shtetërore. Por, kjo nuk i duhet sot Kosovës.
Kjo qasje i duhet vetëm Kryeministrit për të evituar debatin publik për mungesën e programit qeverisës, për shkeljen e premtimeve të tij elektorale para qytetarëve, për mungesën e guximit vendimmarrës dhe për shumëçka tjetër.
Por, të gjitha këto, përveç vonesës dhe manipulimit për interesa ditore, nuk zgjidhin asnjë çështje jetike të qytetarëve të këtij vendi.
Edhe loja me ankesa dhe kërkesa te ndërkombëtarët, për ta zbutur reagimin e opozitës, në çështjet si heqja e taksës dhe dialogut, është qëndrim i ulët i Kurtit.
Kryeministri duhet të qartësohet, dhe të mos ikë e manipulojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demokraci Plus (D+) dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike…