Veseli kujton komandant ‘Kumanovën’ në 21-vjetorin e rënies

25 gusht 2019 | 15:09

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën” në 21-vjetorin e rënies.

Veseli ka thënë se komandant “Kumanovën” do ta kujtojmë gjithmonë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm.

“Ismet Jashari – komandant ‘Kumanova’, ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ‘Liria e një populli fitohet vetëm me gjak!’ – thoshte gjithmonë dhe për lirinë tonë e dha edhe jetën. Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike, e kujtojmë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm. Rënia e tij, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë, ishte një humbje e madhe për UÇK-në”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionati Evropian, Divizioni B, për femrat U16 përfundoi në Bullgari,…