Veseli: Kuvendi do të jetë i hapur për gazetarët

03 maj 2018 | 12:34

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar se institucioni më i lartë në vend do të jetë përherë i hapur për gazetarët.

Në profilin e vet në “Facebook”, Veseli ka shkruar se liria e fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike.

“Zhvillimi i medieve në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e medieve dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së…