Veseli: Likoshani dhe Çirezi janë simbol i përjetshëm i krenarisë sonë të lavdishme

28 shkurt 2020 | 19:17

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë në një shkrim të tijin se Likoshani dhe Çirezi mbeten simbol i përjetshëm i krenarisë sonë të lavdishme, shkruan “Epoka e re”.

Sipas Veselit, më 28 shkurt 1998 ka nisur frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë.

Postimi i plotë i Veselit:

Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme. 28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona për të gjithë martirët e lirisë./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës i jep…