Veseli: Lufta kundër korrupsionit do t’i zhbllokojë 10 miliardë euro kapital

20 shtator 2019 | 11:15

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës se stiroporit “Iso Term” në Suharekë.

Me këtë rast, ai ka thënë se Plani i tij kundër korrupsionit do t’i zhbllokojë 10 miliardë euro kapital, të cilat do të përdorën për forcimin e ekonomisë.

Sipas tij ky plan parasheh legalizimin e përshpejtuar të 350 ndërtimeve pa leje.

“Dje e përuruam fabrikën e re moderne të stiroporit ‘Iso Term’ në Suharekë, e cila do të ndikojë në rritjen e cilësisë së banesave për qytetarëve tanë. Ndërtimi i fabrikave të reja si kjo është lajm shumë i mirë për gjithë Kosovën, sepse investimi në sektorin e prodhimit krijon punësim dhe rritje të qëndrueshme të ekonomisë. Unë besoj se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve. Në kuadër të këtij plani, kam parashikuar edhe legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik. Për ta përshpejtuar këtë proces do të ndërtoj një agjenci të specializuar, e cila do t’i ofrojë të gjitha shërbimet në një vend për ta përmbyllur këtë proces brenda 2 vjetësh, me vetëm 1 euro për metër katror”.

“Kjo nismë do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro kapital, duke i futur ato në qarkullim të ekonomisë sonë dhe do t’i japë fund informalitetit me patundshmëri. Këto dy efekte do t’i japin një hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit, i cili tashmë zë 15 për qind të Bruto Produktit Vendor dhe ofron rreth 20 për qind të punësimit në Kosovë. Shumë kompani që merren me ndërtime do të përfitojnë, përfshirë këtu edhe kompaninë ‘Iso Term’, e cila dje nisi një sukses të ri”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 9 people, people smiling, people standingImage may contain: one or more people, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemi i eksportit të armëve serbe, të cilat përmes ndërmjetësuesve…