Veseli me bashkëshorten takojnë qindra gra në Podujevë

08 mars 2020 | 21:07

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta, kanë marrë pjesë në organizimin e qindra grave të PDK-së në Podujevë në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar të ardhshëm të Podujevës.

Pikërisht këtë ditë, Naim Fetahu ka edhe ditëlindjen.

Veseli ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”,  se Podujeva meriton më mirë dhe e meriton një kryetar të zoti si Naim Fetahu.

“Bashkë me Violetën sonte ishim në takim me qindra gra të nderuara të Podujevës, të cilat janë mbledhur për 8 Marsin dhe në mbështetje të Naim Fetahut për kryetar të Podujevës, i cili po ashtu sot feston ditëlindjen. Podujeva meriton më mirë! Podujeva meriton një kryetar punëtor si Naim Fetahu”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të pres nesër në…