Thaçi pret në takime të ndara Kurtin, Mustafën, Veselin dhe krerët e partive tjera

08 mars 2020 | 20:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të pres nesër në takim liderët institucional dhe politik.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se Thaçi ka ftuar në takim kryeministrin, Albin Kurti dhe krerët e partive të tjera në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë i presidencës:

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

  • Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;

Ora e takimit: 13:00;

  • Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

  • Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;

Ora e takimit: 11:30;

  • Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

  • Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

  • Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;

Mediat lejohet të marrin pamje në këto takime.

Mirëpresim ekipet tuaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Unë nuk dua të bëj një parashikim sepse mendoj se…