Veseli me iniciativë për kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës në Kosovë

14 gusht 2018 | 10:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, me rastin e 85-vjetorit të vdekjes së tij.

Veseli ka bërë me dije se ka marrë iniciativë për kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës në Kosovë.

“Në 85-vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë. Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë iniciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes…

Gepostet von Kadri Veseli am Montag, 13. August 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marseille ka refuzuar mundësinë për të marrë sulmuesin Fernando Llorente…