Veseli: Mitrovica është zemra e Kosovës

03 shtator 2018 | 22:13

“Lumi Ibër është lum i Kosovës dhe kurrë nuk do të jetë lum kufiri. Të gjithë ata që duan të flasin për Mitrovicën jashtë Kosovës janë më anti-kombëtarë, më pro-rusë dhe më pro-serbë”, ka deklaruar Veseli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka gjasë që Mitrovica të mbetet jashtë territorit të vendit.

Në Zona B të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk mund të ndodhë që Lumi Ibër të jetë kufi i Kosovës me Serbinë.

“Lumi Ibër është lum i Kosovës dhe kurrë nuk do të jetë lum kufiri. Të gjithë ata që duan të flasin për Mitrovicën jashtë Kosovës janë më anti-kombëtarë, më pro-rusë dhe më pro-serbë. Mitrovica po ballafaqohet me probleme dhe ka nevojë për ndihmë. Është pjesa më e hapur në trevën shqiptare, djepi i muzikës moderne dhe i sportit. Mitrovica dhe Kosova janë një. S’ka Kosovë pa Mitrovicë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë pro serbe në Mal të Zi, kanë njoftuar se…