Veseli në Dragash: PDK-ja është opozitë e pushtetit por jo e shtetit

25 gusht 2020 | 12:09

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar strukturat e partisë në Dragash.

Veseli në këtë takim ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili; anëtari i kryesisë, Enver Hoxhaj, Sekretari Elektoral, Betim Gjoshi.

Kryetari i PDK-së ka përgëzuar lidershipin dhe anëtarët e kësaj partie për punën e mirë që po bëjnë.

Njëherësh ka kërkuar edhe më shumë mobilizim e angazhim në shërbim të qytetarëve.

Ai ka theksuar se PDK-ja është e konsoliduar dhe strukturuar fuqishëm në Dragash dhe gjithandej Kosovës.

“Do t’i përgjigjemi me dinjitet dhe integritet të gjitha zhvillimeve që lidhen me interesin nacional të vendit. PDK-ja është opozitë e pushtetit por jo e shtetit”, ka thënë Veseli.

Edhe kryetari i Komunës, Shaban Shabani dhe kryetari i degës së PDK-së, Vehbi Nazifi kanë falënderuar kryetarin Veseli dhe anëtarët e kryesisë duke premtuar angazhim në shërbim të qytetarëve, si dhe për të forcuar më shumë PDK-në.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Heroin e Kosovës,…