Veseli në Fushë Kosovë: Bashkohuni dhe punoni për fitoren e PDK-së

04 tetor 2019 | 17:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral në Fushë Kosovë.

Ai ka ftuar qytetarët e kësaj komunë që të bashkohen dhe të punojnë për fitoren e PDK-së më 6 tetor.

“Shumë shpresë dhe entuziazëm me Partinë Demokratike të Kosovës edhe në Fushë Kosovë. Në çdo fshat dhe qytet, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, qytetarët me hapa të sigurt po ecin drejt një të ardhmeje më të mirë, me mundësi më të shumta për të rinjtë dhe me perspektivë më të madhe në vendin tonë. Bashkohuni dhe punoni për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, sepse kur fitojmë ne – fiton Kosova. Votoni me përgjegjësi. Votoni për të ardhmen tuaj. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, crowdImage may contain: 4 people, people smiling

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Debelldeh të Vitisë është shënuar Dita e Patates,…