Veseli: Në gjysmën e dytë të dhjetorit Kosova do të bëhet me ushtri

29 nëntor 2018 | 16:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se në gjysmën e dytë të muajit dhjetor Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në ushtri.

“Këtë vit, shumë shpejt do ta kemi ushtrinë e Kosovës. Në mesin e muajit dhjetor do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Të hënën do ta kemi mbledhjen e Kryesisë dhe do ta përcaktojmë datën. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Komisionet parlamentare janë në përfundim të punës së tyre. Vendimmarrja do të jetë transparente. Data do të mbledhë gjithë sakrificën e popullit tonë, dëshirën për liri, për paqe dhe të ardhme”, ka deklaruar Veseli, pas përurimit të stadiumit ndihmës në qytetin e Skenderajt.

Ai ka theksuar se FSK-ja do të transformohet në ushtri për qëllime paqësore.

“Populli ynë asnjëherë nuk ka qenë agresor ndaj askujt dhe as nuk do të jetë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe do të jetë përjetë i tillë, përderisa populli i Kosovës nuk e ndërron mendjen”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten rezolutën për Serbinë, në…