Parlamenti Evropian kërkon nga vendet e rejonit të mos synojë shtete një-etnike

29 nëntor 2018 | 16:42

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten rezolutën për Serbinë, në të cilën theksohet se janë bërë përparime në reformat ekonomike, por se është më rëndësi thelbësore, të arrihen rezultate të prekshme në reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medieve.

Rezoluta mirëpret “angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu eurodeputetët kanë përshëndetur përpjekjet që janë bërë për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën.

“Çdo marrëveshje mbi normalizimin e raporteve do të jetë e pranueshme vetëm nëse pajtohen të dyja palët dhe nëse ajo ruan stabilitetin në rajon dhe të drejtën ndërkombëtare”, është thënë në këtë rezolutë.

Sa i përket idesë për ndryshim të kufijve, Parlamenti Evropian, ka theksuar se “shtetet etnikisht të pastra nuk duhet të jenë qëllim i rajonit” përderisa është potencuar struktura shumetnike e Kosovës dhe Serbisë.

Dokumenti i jep rëndësi themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Kosovë dhe zbatimit të gjitha marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve përfshirë edhe atë për energjinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Gianluigi Buffon e ka lavdëruar paraqitjen e PSG-së në…