Veseli nga Kamenica: Lufta kundër pandemisë kërkon bashkëpunimin e të gjithëve

28 prill 2020 | 15:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar  të martën Komunën e Kamenicës, për të parë nga afër gjendjen me Covid-19.

Veseli ka bërë me dije se me kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastrati, ka biseduar për sfidat që kanë, duke shtuar se komunat janë tejet të ngarkuara nga kjo situatë emergjente.

“Lufta kundër pandemisë është një sfidë globale që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. Komunat e vogla kanë më pak burime e kapacitete, prandaj kanë veçanërisht nevojë për më shumë mbështetje nga pushteti qendror. Pakoja ekonomike e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës ka parashikuar një fond të posaçëm pikërisht për t’i ardhur në ndihmë qeverisjes vendore. Kjo pako ofron ndihmën e duhur për dhjetëra mijëra biznese dhe qindra mijëra punëtorë të sektorit privat që ta përballojnë këtë situatë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 1 person, standing, suit and outdoorImage may contain: 4 people, indoor

Image may contain: 1 person, standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, ka thënë se qeveria Kurti duhet…