Veseli për Listën e re të Barnave Esenciale: Ky është suksesi i të rinjve jo të korruptuar

20 shtator 2019 | 11:30

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Listës së re të Barnave Esenciale, ka thënë se gjatë dy vjetëve që PDK-ja ka drejtuar shëndetësinë, ka dëshmuar vullnetin politik për të luftuar korrupsionin, duke bërë një kthesë vendimtare në këtë sektor.

Duke e konsideruar ditën e sotme historike dhe shumë domethënëse për shëndetësinë, Veseli ka thënë se për vite me radhë, gjatë qeverisjeve së kaluara, qytetarët tanë janë varfëruar në mungesë të shërbimeve të duhura shëndetësore dhe barnave të shtrenjta, duke u detyruar të zgjedhin midis bukës në tavolinë dhe barnave për shërim.

Ai ka thënë se njeriu ndihet mirë kur dëgjon lajme të mira si ky i sotmi.

“Urani dhe të gjithë politikanët e tjerë duhet të jenë të pakorruptuar dhe të jenë afër jush. Thuhet se ilaqi më i mirë janë njerëzit, andaj klasa politika e cila denjon të udhëheq me shtetin, duhet të përkujdeset për të gjitha kategoritë dhe t’u japë shanse të barabarta të gjithëve”, ka theksuar Veseli.

Veseli kujtoi se PDK-ja ka zgjedhur të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa ai vet ka emëruar në krye të saj bashkëpunëtorin më të ngushtë, Uran Ismailin.

“Njëri nga bashkëpunëtorët e mi, shef kabineti, ka treguar se mund të kemi sukses, duke zgjidhur në shëndetësi disa nyje që dukeshin të pazgjidhshme. Mjekët tanë i kemi shumë të mirë, por kur kemi udhëheq të mirë edhe në ministri, atëherë suksese është i sigurt. E përgëzoj Uranin për lidershipin e tij në këtë drejtim”, ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 vite pas asaj lidhjeje të shkurtër, por të shumëpërfolur…