Veseli për vendimin e MCC-së: Kosova s’është dashur të ketë dilema rreth aleancës me SHBA-të

06 qershor 2020 | 21:14

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka mirëpritur vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Veseli ka thënë se vendimi në fjalë është lajm shumë i mirë dhe i mirëpritur për Kosovën.

Sipas Veselit, Kosova s’është dashur asnjëherë të ketë dilema rreth aleancës me SHBA-të.

“Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cënoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tone”, ka shkruar Veseli.

Postimi i plotë:

Zhbllokimi i fondeve milionëshe të MCC-së për Kosovën, është lajm i mirë dhe i shumëpritur. Kosova asnjëherë nuk është dashur që të ketë dilema rreth aleancës dhe bashkëpunimit me SHBA-të.

Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cënoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tonë.

Edhe kjo Qeveri e status quos, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme, koordinimin me SHBA-të, sidomos për çështjet jetike të së ardhmes së vendit.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…