
Veseli: Pushkët e Tahir dhe Nebih Mehës, zgjim kombëtar
13 maj 2018
| 11:38
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Tahir dhe Nebih Mehës në 37-vjetorin e vrasjes së tyre.
“Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë. Pjesë e këtij zgjimi ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz. Rezistenca e tyre një ditore kundër njësive speciale të policisë jugosllave ringjalli modelin tradicional të luftës për liri dhe kështu u bë shembull për gjeneratat e ardhshme që përmbushën misionin e çlirimit përfundimtar të Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.